“Shokët e Vërtetë” projekti i të riut që e ngriti në piedestal kinematografinë në Gostivar

Nëse para disa muajve do e kishe menduar Gostivarin dhe Kulturën ishin pothuajse dy gjëra të cilat as që mund të mendoheshin së bashku, por me mund dhe sakrific ja doli që Gostivarin ta bën qytet të kulturës e që mori hov Brenda dhe jasht Maqedonisë.

Lindja dhe perëndimi I diellit humbën kuptimin për Albanin I cili deri orët e vona të natës përgadiste, atë që pothuajse as që e kishte menduar e jo më ta bëj një Gostivaras.

Derisa stuhitë I vinin gjithandej por nuk e lëkundnin ai vazhdonte të realizoj me këmbugulje idet e ti për projektin filmic që do e titullonte “Shokët e vërtetë”.

Tema që ngërthet në vete filmi I regjisorit dhe producentit Alban Fetai është shoqëria që kishte humbur kuptimin e saj dhe ishte materializuar e tëra.

Filmi trajton ngjarjen e vërtetë të dy shokëve të afërt si vëllezët, të cilët të përballur nga sfidat e jetës, pësojnë një shkëputje dhe një shoqëri që shkon në pus, një temë e patrajtuar por familjare në shoqërinë tonë .Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë film është pjesmarrja e artistit të popullit Çun Lajçi. Filmi është regjistruar kryesisht në qytetin e Gostivarit

Ne jemi dëshmitar se disa her qendra për kulturë në Gostivar kishte mar iniciativë për zhvillimin e kinematografisë por për shkak të mos interesimit të rinis por edhe të prindërve që të mbillnin kulturën tek fëmiët e tyre e njejta kishte dështuar disa herë.

Ndërsa që kjo do të ishte ngritur në piedestal nuk e kishte menduar askush përvec ati I cili kinematografinë në Gostivar e ngjiti në maje të piramidës më 20 korik 2018 me shfaqjen e premierës të filmit të parë shqiptar në Gostivar “Shokët e vërtet”

Pas një viti punë intenzive Alban Fetai e dëshmoi që në Gostivar nuk kishte vdekur  Kultura por dëshira për ta kultivaur dhe mbështetur të njejtën.

“Mos u dorzo kurrë” është sllogani I Albanit I cili tash më është një I ri I suksesshëm por që premton që nuk do të ndalet me kaq dhe se projektet nuk do të ken të ndalur.

Filmi “Shokët e Vërtetë” është lansura edhe në kanalin Youtube ndërsa përvec mbi 300 cd të shitura jasht Maqedonisë ai ka aritur 115 000 shikime në kanalin Youtube.

Ndërsa për ju që ende nuk e keni parë më posht keni linkun. Shikim të këndshëm

 

Be the first to comment

Leave a Reply