“Hajde shqipe” Dua Lipa dhe Rita Ora i përgjigjen ftesës për bashkëpunim

Dua Lipa dhe Rita Ora, duket se kanë lënë pas konfliktet e tyre dhe i janë përgjigjur pozitivisht ftesës publike nga Bebe Rexha për një bashkëpunim mes këngëtareve më të njohura shqiptare në botë. Bebe e kërkoi këtë përmes një postimi në Twitter, ku shkroi:

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, duke e shoqëruar me ikonat e ngjyrave kuq e zi.

Dua Lipa, iu përgjigj Bebes në gjuhën shqipe: “Hajde shqipeeee!”, duke e shoqëruar komentin me duart që krijojnë shqiponjën dhe një zemër të kuqe. Ndërkohë që Rita Ora komentoi në ripostimin e statusit nga Ava Max, duke thënë se ka shumë respekt për të gjitha këto femra, e duke e shoqëruar komentin me disa zemra.

Ava Max, shqiptarja nga Saranda që po korr sukses ndërkombëtar së fundmi, ishte e para që tregoi se do të ishte shumë entuziaste nëse vajzat bashkëpunojnë. “New Lady Marmalade” iu përgjigj ajo Bebe Rexhës, referuar këngës së famshme të kënduar dikur nga Christina Aguilera, Lil’Kim, Mya dhe Pink, shoqëruar me disa zemra në ngjyrë të kuqe e të zezë.

Tani na mbetet të presim që vajzat të na dhurojnë një këngë me rrënjë shqipe, e cila me siguri do të bëhet menjëherë hit ndërkombëtar./E.M

Be the first to comment

Leave a Reply