Mickovski kërkon votën për president ,nuk i përmend shqiptarët!

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase Hristijan Mickovski u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut që ta mbështesin kandidatin e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë “profesoreshën Gordana Siljanovska Dafkova,por ai nuk i ka përmendur fare shqiptarët. Në deklaratën e tij ai përmend gjithë të tjerët ndërsa te shqiptarët përdor termin të “tjerët ” shkruan Faktiditor.ch.Nuk dihet nëse ka harruar ti përmend votuesit shqiptarë apo nuk i llogarit fare kur dihet se ka një kandidat të pavarur shqiptarë Blerim Reka i mbështetur nga opozita shqiptare dhe parti shqiptare në qeveri që do ta mbështesin kandidatin konsensual Stevo Pendarovski.
“E shfrytëzoj këtë mundësi që ti thërras qytetarët e Maqedonisë,maqedonasit, serbët,boshnjakët,turqit ,romët,vllehët dhe të tjerët që të na bashkëngjiten dhe jenë me ne më 21 prill,masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin kandidatin e Koalicionit “për Maqedoni më të mirë”,profesoreshën Gordana Siljanovska Dafkova” ka deklaruar Mickovski .