RDK: Ngushllime të sinqerta edhe njëherë për Zelandën e Re dhe gjith popujt e viktimave

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në dy xhami në Zelandë të Re ku u vranë 50 veta. Këto janë raste ku e gjith bota demokratike duhet bashkarisht të ndajë dhembjen me popullin e Zelandës së Re dhe me gjith popujt e viktimave të këtij sulmi makabër në këto momente të vështira të jetës së tyre, dhe të botës demokratike në përgjithësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Zelandë të Re është një sulm jo vetëm ndaj Zelandës së Re, por një sulm ndaj gjith vlerave universale, dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjith njerëzimi në ruzullin tokësor. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjith kombet e vullnetit të mirë, pavarsisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë, sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale të sjelljes duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin.

Ngushllime të sinqerta edhe njëherë për Zelandën e Re dhe gjith popujt e viktimave.