Ali Ahmeti në Shkup : “Ideja do të ngadhënjej”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale sot ka mbajtur takim me qytetarë në sheshin Skënderbeu në Shkup. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para të pranishmëve theksoi se vota për kandidatin e përbashkët është votë për ardhmërinë, votë për idetë dhe proceset pozitive që zhvillohen në vend, votë që integron vendin në familjen evropiane.

“Kam përshtypjen se këto politikan të vendit për fat të keq , nuk e kanë analizuar dhe studiuar materien, substancën e Marrëveshjes së Ohrit, ku postulat kryesorë është demokracia konsensual. Përse është luftuar pse është insistuar për demokracinë konsensuale? Sepse për të arritur në pozicionin Kryetar Kuvendi, për të arritur edhe funksione tjera sigurisht që duhet kompromisi, dakordësi dhe marrëveshje me palët tjera dhe pikërisht këtu është thelbi i demokracisë konsensual që buron nga Marrëveshja e Ohrit,” tha lideri Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se edhe kësaj radhe do të mund të dilnin me kandidat për presidentët shteti, por sa kjo do ti ndihmonte konceptit dhe filozofisë dhe se në një të ardhme më jo shumë të largët shqiptarët nuk do të ishin më të etabluar , andaj dalja me një kandidat nuk do të kishte asnjë dobi pasi është provuar më herët.

“Ky koncept duhet mbështetur, ky koncept do të jetë në dobi çdo qytetari. Këto nuk janë zgjedhje partiake, parlamentare, këto janë zgjedhje për kryetar të shtetit dhe këtë mobilizim që ne e bëjmë sepse mendojnë se ky koncept është fitimtar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Andaj mos hezitoni sepse të gjitha këta heronj që e i kemi në shesin Skënderbeu, nuk janë më dhe me shekuj u përpoqën që idetë e tyre ti vrasin dhe ti shlyejnë, disa u vranë të tjerët ndruan jetë por ama idetë e tyre triumfuan dhe u realizuan pas sa shekujve, edhe kjo ide nuk vritet dhe do të triumfojë prandaj kërkoni mbështetje që proceset ti çojmë përpara,” potencoi kryetari Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, para qytetarëve të Shkupit nënvizoi se në fillimet e tija politike të gjithë bashkëpunëtorëve të tij ju ka thënë se në rast se nuk mund të bëjnë mirë për njerëzit, së paku të parandalojnë të keqen.
“Koha dëshmoi se proceset i kemi çuar përpara dhe vlerësimin, notimin më të mirë se sa që e bëjnë qytetarët, populli nuk ka as parti politik, institut që mund ta bëjë. 18-të vite radhazi është mbështetur fuqishëm Bashkimi Demokratik për Integrim, e kanë mbështetur sepse ka bërë punë të prekshme, ka bërë dhe kë lëviz projekte. Para 20 vite ti thuaje dikujt se do mblidhen shqiptarët para heroit kombëtar Skënderbeut, ti thuhej dikujt para 20 që do jesh dhe do mbash tubim para Lidhjes së Lezhës përpara Rilindjes Kombëtare dhe personaliteteve të shpalljes së Pavarësisë ose t’i thuhej dikujt se në vitin 2 000 ata që bënë Ushtrinë, ata që ranë të parët do jen para jush, me siguri do të ju thonin mos shihni ëndrra, por ja sot ne të gjithë këto i kemi përpara. Ka edhe shumë për të bërë, pasi e di zoti i shtëpisë se ku i pikon çatia, por me kuadrot që kemi ngrit, me njerëzit unë janë shumë i bindur se do arrijmë të triumfojmë,” përfundoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Para të pranishmëve fjalë rasti patën edhe shefi i Shtabit Qendror të BDI-sw Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Sekretari organizativë i BDI-së dhe deputet Artan Grubi.