Home » Kuriozitete » 50 çuditë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

50 çuditë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Loading...

1.Me ndarjen e kufijve qe u bene ne vitin 1913, ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër, Shqipëria mbeti i vetmi vend ne bote qe kufizohet me popullsinë e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte nje padrejtesi e madhe historike, beri qe te krijohej një çudi e prodhimit shqiptar. Minimalisht edhe pse është një e keqe e madhe, kjo na bën qe te jemi me krahët e ngrohte për sa i përket mbështetjes ne kufij. E vetmja pjese ku ne jemi ne mënyrë te drejtperdrejt ne lidhje me një shtet fqinj është Italia, por ky eshte kufi detar.

2. Relievi shqiptar, me te gjithë komponentët e vete gjeografike

Edhe pse jemi 28000 km2, ne relievin tone ka det, ka lume, ka mal, ka fushe, ka kodra, ka lugina. Shume shtete te tjera te cilat mund te kenë një sipërfaqe shume me te madhe se sipërfaqja e Shqipërisë, shume nga komponentët e relievit i mungojnë. Mjafton te permendin Zvicrën, e cila ka një territor malor, por nuk ka det. Po pa det është dhe Kosova, por dhe shume shtete te tjera. Shqipëria jo vetëm qe laget nga deti, por nga dy te tille madje. Relievi shqiptar është një dhurate natyrore e pakrahasueshme.

3. Te fitosh pavarësinë i fundit

Shqipëria është një nga vendet qe ka luftuar me teper Perandorinë e Gjysmëhënës, por ishte e fundit ne vendet ballkanike qe e fitoi Pavarësinë. Ne fillim te viteve 1900 shume vende ishin te lira dhe te pavarura nga Perandoria Osmane, e cila i kishte mbajtur me shekuj me radhe nen pushtimin e vet, duke vendosur administratën osmane ne keto vende. Te tille si Greqia Serbia apo dhe te tjera e fituan Pavarësinë duke mos luftuar aq sa vendi ynë. Ne e shpallem Pavarësinë ne kohen kur Perandoria Osmane ishte ne agonine e vet.

 

4. Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe dhe pse është një nga gjuhet me te vjetra ne bote, dëshmia e pare e shkruar nuk i kalon 800 vjetet. Një nga gjerat qe i bën shqiptaret te jene krenare dhe te vetëkënaqur është dhe gjuha. Sidomos gjuha e folur. Qe ne lashtësi kjo gjuhe ka qene prezent përkrah gjuheve te tjera te medha si greqishtja latinishtja etj. Por çudia qëndron ne faktin se dëshmia e kësaj gjuhe nepermjet dokumenteve vjen jo me larg se afro 800 vjet me pare. Pra deri ne kete kohe kjo gjuhe ka qene vetem e folur.

5. Rrëzimi i komunizmit

Komunizmi ne Shqiperi ka qene ne formen me te eger te vet, nderkohe qe ne ishim vendi i fundit i ish-bllokut te Lindjes qe e rrezuan ate. Enver Hoxha qendroi plot 40 vjet ne krye te vendit, duke instaluar nje regjim teper te eger. Shqiptaret regjimin e tij e vuajten ne permasa te frikshme. Por e çudia qendron ne faktin se dhe pas vdekjes se diktatorit, komunizmi vazhdoi duke u bere qe te jete i fundit ne vendet

Lindjes qe rrezohet. Do te duhej pikerisht fillimi i viteve ’90, kur ne Shqiperi ndodhen proceset transformuese, qe te perfundonte edhe regjimi diktatorial.

6. Ndarja e pushtetit gjate Luftes se Dyte Boterore

Gjate Luftes se Dyte Boterore kur shtete te ndryshme forconin radhet per te luftuar nazifashizmin, ne Shqiperi beheshin llogari se si do te ndahej pushteti pas çlirimit midis forcave politike. Mjafton te permendin disa konferenca te njepasnjeshme siç ishte ajo e Mukjes, ajo e Pezes, ku vendosej se si do te ndahej pushteti. Vendi yne ishte nen pushtim dhe me nje rrezik real per t’u copetuar. Vendet e tjera shtonin radhet e tyre kunder pushtuesve, ne kerkonin ndarjen e pushtetit. Kjo çudi e hidhur historike pas luftes u kthye nje bumerang per gjithe shqiptaret.

7. Vendi me i varfer qe qarkullon me teper para ne Ballkan

Jemi nder vendet me te varfra te EUrope dhe megjithate zeme vendin e pare ne Ballkan per parane qe qarkullohet per banore. . Kjo nuk na ben te kemi ndonje te mire te madhe, pasi keto para jane informale dhe ne shumicen e rasteve jane vene ne menyre te dyshimte dhe jo korrekte, siç jane aktivitet e ndaluara, trafikimi i droges, i mishit te bardhe dhe te tjera si keto. Kjo statistike perben nje çudi te radhes se shqiptareve.

8. Fetaret shqiptare, “nga fryn era”

Shqiperia eshte vend unik per sa i perket historise se fese, kushdo pushtues qe ka ardhur ketu e ka pasur te lehte qe te imponoje fene e vet, duke hasur fare pak ne veshtiresi. Qe nga lashtesia deri me sot, vendi yne ka ndryshuar disa here besimin fetar. Nga paganizmi i hershem, vjen pushtimi romak, pushtimi bizantin, ai serb, pushtimi turk deri me fitimin e Pavaresise. Ndryshimi i feve ne shumicen e rasteve ka ndodhur nga perfitime te momentit te popullsise sone, por nuk perjashtohen dhe rruget e tjera te perhapjes se fese si dhuna, arbitrariteti, abuzimi, etj.

9. Shqiptaret, te gjithe politikane

Edhe pse nuk ka nje shifer zyrtare lidhur me faktin se sa shqiptare merren me politike, eshte e sigurt qe ne Shqiperi shumica e popullsise flet per politike. Nese ne vendet e tjera homologe te Shqiperise behen plane, projekte dhe punohet ne menyre teper cilesore, diskutimet ne Shqiperi behen veçse per politike. Ky sigurisht eshte nje perceptim apriori, pasi nuk ka nje studim apo anketim te posaçem, por eshte e sigurt qe kete te dhene nuk e hedh dot njeri poshte, pasi eshte nje fenomen qe ndeshet per dite ne çdo familje shqiptare.

10. Te te vleresojne personalitetet te tjeret

Vendi yne ka shume figura te shquara ne fusha te ndryshme. Ata me teper jane vleresuar nga te huajt se sa nga shqiptaret. Ketu mund te permend nje numer te madh te figurave shqiptare, qe nga Gjergj Kastrioti, Nene Tereza, Karl Gega e plot te tjere, te cilet kane arritur te kene nje fame boterore, duke e gjetur veten me te vleresuar ne arene nderkombetare sesa ne vendin e vete. Kjo eshte çudi per vet faktin se ne jemi nje vend i vogel dhe nuk kemi luksin te kemi shume figura te shquara siç mund te kete nje vend te tjeter me nje popullsi disa here me te madhe se ne.

11. Shkollat greke ne Shqiperi, “pa nxenes”

Numri i shqiptareve qe ndodhen ne Greqi eshte me i madh se i minoritetit grek ne Shqiperi, mirepo ne Shqiperi hapen disa shkolla greke, nderkohe ne Greqi nuk ka asnje te tille. Nderkohe ne qytetet greke numri i shqiptareve eshte me mijera, nje shkolle shqipe nuk gjen drite ne vendin helen.

12. Deshire per shkolle apo shmangie nga puna

Ne asnje vend te botes nuk ka nje kerkese aq te madhe per shkolle sa ne Shqiperi, nderkohe per sa i perket punesimit ne jemi nje vend me papunesi teper te larte. Kur mbarojne shkollen e mesme shqiptaret ne keto vitet e fundit vazhdojne shkollen e larte dhe masterat pa pyetur fare se me çfare rezultatesh e kane perfunduar gjimnazin. Kjo eshte sigurisht nje çudi shqiptare, pasi ne çdo vend tjeter njerezit pas gjimnazit ne varesi te rezultateve kerkojne shkolle ose pune.

 

13. Burri dhe gruaja, me te drejta te ndryshme

Ky eshte sigurisht nje problem qe ka ecur ne vijimesi me shoqerine njerezore qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Por ne Shqiperi hendeku midis burrit dhe gruas ka qene disa here me i madh se ne vendet e tjera. Mjafton te permendin nje zakon te para disa viteve, ku ishte e ndaluar te ulej ne nje tavoline burri dhe gruaja. Kjo sigurisht ka qene nje handikap shume i madh, por ne realitetin tone ka qene prezent. Ne vitet e fundit jane bere perpjekje per nje barazi midis gruas dhe burrit, por qe eshte teper larg asaj qe duhet te jete.

14. Kabineti qeveritar shqiptar, me i madh se ai kinez

Shqiperia ka diçka me teper se tre milione banore. Ne kabinetin qeveritar socialist ka 19 ministri, nderkohe qe shteti kinez, i cili ka afro 1.5 miliarde banore, nuk i ka pasur kaq ministri. Ka qene qeverisja socialiste e udhehequr nga zoti Fatos Nano, e cila krijoi disa ministri krejt te çuditshme. Disa me portofol, te tjere pa te. U krijua nje situate e çuditshme, pasi per te kenaqur ambiciet per karriere te disa kolegeve te vete. Kete rruge e ndoqi edhe Sali Berisha dhe sq fundmi edhe Edi Rama. Dhe nese fusim ne liste dhe kryeministrin Rama dhe zevendeskryeministrin Niko Peleshi, numri shkon i kabinetit qeveritar shkon ne 21.

15. Parti, me teper se anetare

Ne raport me popullsine qe kemi, jemi vendi i pare ne bote per numrin e partive, plot 124 te tilla jane te regjistruara zyrtarisht. Numri 124 eshte nje numer i cili konfirmohet nga regjistrimi i ketij viti, nderkohe qe te tjera mund te jene shtuar. Kjo situate ka te beje me çudine qe permendem me lart, qe shqiptaret flasin me teper per politike. Po t’i referohesh standardeve qe duhet te kete nje parti politike, ne vendin tone as qe mund te flitet per to. Ka parti qe i voton vetem farefisi.

16. Popull mysliman, Heroi Kombetar i krishtere

Shqiperia ne pjesen me te madhe te popullsise eshte myslimane, nderkohe Heroin e vetem Kombetar e ka katolik. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i cili u ndesh me turqit per plot 25 vjet, njihet ne te gjithe boten dhe si nje mbrojtes i krishterimit, duke mos lejuar qe ushtria otomane te shkonte ne drejtim te Perendimit. Ai per hir te se vertetes historike nuk qendroi vetem i krishtere, pasi u konvertua ne mysliman gjate kohes qe shkoi nizam ne Stamboll.

17. Vendi i varfer, me jetegjatesine me te madhe

Teksa shoqerite e tjera vuajne nga shendeti i teperm, qytetaret shqiptare gezojne shendet te mire edhe pse jetojne ne nje vend te varfer si Shqiperia. Jetegjatesia e qytetarit shqiptar eshte 67 vjet per burrat dhe 74 vjet per grate. Keto te dhena te bejne te mendosh se, Shqiperia eshte vendi i çudirave. Kjo e dhene behet dhe me e larmishme kur treguesi i moshes me te re i takon perseri vendit tone, duke u bere keshtu nje nga vendet me moshen mesatare me te re ne Evrope.

18. Populli me i armatosur, duke mos bere asnje lufte

Nga vitet 1945 deri ne vitin 1990 kemi qene shteti me popullsine me te armatosur, nderkohe qe gjate kesaj kohe nuk kemi zhvilluar as edhe nje lufte te vetme. Enver Hoxha, Sekretari Pare i Partise Komuniste Shqiptare, qe nga viti 1941 deri ne vitin 1985 ne projektet e tij politike kishte armatimin e vendit, pasi sipas tij, vendet imperialiste do te sulmonin vendin tone, sulm qe nuk erdhi asnjehere. Koha e zborit ushtarak kujtohet jo pa nostalgji nga brezi i dyte dhe i trete ne vendin tone.

19. Gjakmarrja shqiptare, me permasat e Mesjetes

Gjakmarrja eshte nje çudi shqiptare. Ne asnje vend te botes ky fenomen obskurantist nuk aplikohet, me perjashtim te vendit tone. Ne zonat rurale, por jo vetem te vendit, fenomeni i gjakmarrjes eshte me permasa te frikshme. Keshtu ne nje vend qe ka Kushtetute dhe ligje te sanksionuara eshte e patolerueshme qe te kete individe qe bejne vetegjyqesi. Per sa i perket vendit tone ky fenomen absolutisht negativ e vendos vendin tone ne nje kuader me shume vende te prapambetura. Gjakmarrja ne Shqiperi procedon si teori kompensimi “me vrave, te vrava”.

20. Te humbasesh ne zgjedhje dhe te mos njohesh humbjen

Jemi i vetmi vend ne bote qe kemi 25 vjet ne demokraci dhe humbesi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Qe nga vitit 1996 e me pas, thuajse çdo here humbesi i zgjedhjeve i ka klasifikuar si te manipuluara. Ky eshte nje fenomen vetem shqiptar, pasi te gjithe vendet e tjera me demokraci nuk hasin ne nje problem te tille, i cili duket se ka fituar kombesine shqiptare.

21. Te shpallesh mbret se te mbushet mendja

Mbreti Ahmet Zogu u veteshpall mbret i shqiptareve pa pasur as origjine dhe asnje vendim te posaçem per nje post te tille. Qe jemi vend me çudira, kete e verteton nje mori veprimesh dhe qendrimesh qe kane ndodhur ne historine e Shqiperise. E tille eshte veteshpallja Zogut mbret i shqiptareve. Ky moment ne historine e vendit tone eshte trajtuar gjate dhe veprimi i Ahmet Zogut eshte cilesuar si i çuditshem. Ne historiografine shqiptare figura e mbretit Ahmet Zogu eshte pare me konfiguracione.

22. Te jesh kohen me te madhe ne lufte dhe te mos sulmosh asnjehere

Nje nga vendet qe ka bere me teper luftera, nderkohe qe nuk ka sulmuar asnjehere nje vend tjeter, eshte Shqiperia. Qe ne lashtesi deri ne Luften e Dyte Boterore, ne kemi qene perhere ne furine e sulmeve te huaja. Por per çudi te se vertetes historike, ne asnjehere nuk kemi sulmuar asnje vend te huaj, duke qendruar gjithmone ne pozita paqesore kur nuk kishte lufte ose ne pozita mbrojtjeje kur kishte te tille. Sot ne historiografi kjo eshte pare dhe se nje pamundesi per te sulmuar nga pala shqiptare.

 

23. Izolimi nga bota, absurd shqiptar

Ne vitet ’60 dhe ’70 vendet kerkonin qe te vendosin marredhenie diplomatike me njera-tjetren, Shqiperia vetizolohej, duke u larguar nga bota. Politika e vendosur nga Enver Hoxha dhe bashkepunetoret e tij ishte per nje mbyllje me boten e jashtme. Me perjashtim te disa vendeve, te cilat per shkak te regjimit te njejte me ne, me te tjeret, sidomos me perendimoret u krijua nje barrikade teper e madhe. Per te gjithe shqiptaret marrja e informacionit apo kultures perendimore ishte nje utopi. Deri me sot as nje vend te tjeter nuk ka krijuar nje hendek kaq te madh me vendet e tjera sa vendi yne.

24. Shpif se diçka do te mbetet, norme e kultures shqiptare

Ne periudhen post-komuniste ne Shqiperi politikanet i kane lejuar te drejten vetes qe te shajne, te shpifin per kedo dhe per çfaredo, dhe te mos mbajne pergjegjesi. Kemi nje kategori politikanesh, te cilet ne menyre krejt te papergjegjshme akuzojne, shajne dhe fyejne ata qe nuk jane ne linjen e tyre. Kjo sigurisht qe ndodh dhe ne vende te tjera, por ajo qe ne vendet e tjera do te ishte e papranueshme eshte fakti se ketu nuk kane marre nje here te vetme mundimin qe te vertetojne qofte dhe nje akuze te vetme.

25. Emri Fronti Demokratik, ne krye qendronte Enver Hoxha

Nderkohe qe emrin vazhdonte ta mbante Fronti Demokratik Popullor, pushteti i Enver Hoxhes degradonte drejt nje diktature te eger. Historia e Shqiperise ne periudhen e komunizmit ka njohur dhe nje absurditet tjeter, i cili ka te beje me emertimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Diktatori komunist e quante Fronti Demokratik Popullor, nderkohe qe ne vend ishte instaluar nje regjim totalitar i eger, duke u cilesuar si me ashpri ne tere Evropen e asaj kohe. Pushteti i Enver Hoxhes per nga jetegjatesia dhe ashpersia cilesohet si nje çudi qe i kalon kufijte e Shqiperise.

26. E paverteta bashkejeton me te verteten

Pas viteve ’90 çdo shpifje apo thashetheme i serviret publikut nga politika si nje fakt i vertete, duke e manipuluar. Mjafton te kujtosh te gjitha deklaratat e politikaneve ne vendin tone dhe eshte me se e mjaftueshme qe ta vertetosh kete konstatim, i cili padyshim futet tek çudite shqiptare. Jane thene e çfare nuk jane thene dhe perseri te gjithe kane ngelur te habitur kur asnje gje prej atyre qe jane thene nuk jane vertetuar, por madje ish-armiqte kane bere edhe koalicione.

27. Kush eshte me ne, eshte i yni, ne te kundert e kemi kundershtar

Politikanet shqiptare ne ditet e sotme i ndajne njerezit ne dy grupe, ata qe jane me ne, jane tanet, ndersa ata qe nuk jane me ne, jane te kundershtarit. Shume nga bashkeqytetaret tane shikohen dhe si armiq edhe per faktin se nuk kane bindjet e caktuara politike. Kjo sigurisht injektohet nga politikanet qe i klasifikojne njerezit ne te tyre dhe ne te kundershtarit, duke harruar qe pjesa me e madhe jane jashte politikes dhe nuk iu intereson fare nese ekzistojne keta lloj politikanesh.

28. Per shqiptaret, me e vlefshme besa se kontrata

Nese nje shqiptar dhe nje huaj iu duhet te lidhin nje marreveshje biznesi, shqiptari e kundershton kontraten (sipas Edith Durham), pasi e quan ofendim, duke i besuar me teper beses se dhene. Kjo per shoqerine moderne duket nje gje absurde, por per fatin tone te keq ka qene realitet ne shoqerine shqiptare, e cila me kete lloj mentaliteti ka qendruar ne vend. Ne vendet evropiane kjo lloj marreveshjeje perdoret dhe si barsolete, duke u bere keshtu histori e mirenjohur. Kjo çudi ka qene prezent vite me pare, pasi sot shqiptaret ne kete drejtim jane integruar ne shoqerine moderne duke qene edhe biznesmene te suksesshem.

29. Nga nje shtet laik, me 245 shoqata fetare

Kemi qene per me teper se 45 vjet si nje vend laik nen regjimin komunist, nderkohe qe aktualisht ne Shqiperi ekzistojne as me pak dhe as me shume, por 245 shoqata fetare. Me ardhjen ne pushtet te Enver Hoxhes dhe komunisteve, ne vitin 1945 u hoq ne menyre graduale dhe e drejta per te besuar ne zot. Keshtu doli nje ligj qe ndalonte çdo lloj aktiviteti fetar dhe duhet te shembesh te gjithe objektet e kultit si kisha, xhamia, teqe, etj.

30. Te flasesh nje gjuhe unike, ne te gjithe rruzullin

Shqiptaret flasin nje gjuhe, e cila nuk eshte e ngjashme me asnje gjuhe tjeter ne bote. Historia e gjuhes shqipe eshte shume e vjeter per sa i perket kohes. Ajo cilesohet si nje nga gjuhet me te vjetra ne Evrope. Por e çuditshme eshte fakti se kjo gjuhe, pra gjuha shqipe, nuk ngjason me asnje gjuhe tjeter ne bote. Te gjitha gjuhet e tjera jane krejt te ndryshme nga shqipja. Te gjithe gjuhetaret e vleresojne teper gjuhen shqipe per kete fakt teper interesant.

31. Prezumimi i pafajesise vetem ne vendin tone nuk ka gjetur vend

Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote, ku nuk merret fare parasysh prezumimi i pafajesise. Ka apo nuk ka nje vendim gjykate, per kete nuk do t’ia dije njeri, kjo sidomos per sa u perket njerezve publike dhe politikaneve ne veçanti. Nese ne çdo vend te botes quhesh fajtor per nje faj vetem ne rastin kur autoritet e drejtesise se atij vendi te kane shpallur fajtor, nderkohe qe ketu vetem ne rastin kur e ke kundershtar ai te akuzon, madje jep dhe definicione per akuzen e tij, duke te treguar burgun.

32. Nga jugu ne veri, Shqiperia me vije bregdetare

Vendi yne percaktohet si nje nga vendet me malore ne te gjithe Evropen, por per çudi ajo ka nje vije bregdetare e cila shtrihet nga jugu deri ne veri te vendit. Nuk gjen shembull tjeter ne kontinentin plake qe nje vend te kete nje pozite gjeografike te tille kaq te çuditshme, pse jo dhe per te pasur zili. Ne vendin tone kjo mrekulli e natyres nuk eshte marre ne konsiderate, duke mos u shfrytezuar keto resurse te paçmuara. Sot me shtrirjen qe ka ku nderthuren deti dhe mali, Shqiperia duhet te ishte nje qender turizmi per te gjithe rajonin.

33. Vendi me malor qe merret me bujqesi

Ne Shqiperi gjate periudhes se komunizmit edhe pse ishim nje vend kryesisht kodrinor malor, perseri ne i shpenzonim energjite tona drejt bujqesise. Ne te gjithe periudhen e komunizmit Shqiperia ishte e orientuar kryesisht nga bujqesia per sa i perket ekonomise. Kjo per çudine e te gjitheve pasi ne me teper duhet te merreshim me blegtori apo dhe me industri te rende apo te lehte. Ne komunizem doli si devize dhe nje thenie e udheheqesit komunist Enver Hoxha, i cili deklaroi ne menyre pompoze “t’u qepemi maleve e kodrave dhe t’i bejme pjellore”.

34. Shqiponja ne flamurin shqiptar, me dy koke

Ne flamurin e Shqiperise, i cili e ka zanafillen e vet ne kohen e Skenderbeut, ekziston nje shqiponje e cila eshte me dy koke. Arsyetimet historike me kete fenomen jane te ndryshme. Nje variant thote se keto dy koka perfaqesojne gjithe perfshirjen e vendit nga Jugu ne Veri. Varianti i dyte pretendon se ushtaret e Skenderbeut luftonin aq shume sa shikonin dhe para dhe mbrapa. Nderkohe qe varianti i trete thote se, nje koke shikon Pirron e Epirit dhe koka tjeter shikon Aleksandrin e Madh.

35. Kanuni 500-vjeçar “krenaria” e Shqiperise

Kanun pa dyshim qe kane pasur edhe vende te tjera gjate historise se ekzistences se tyre, por ashtu siç zbatohet ne vendin tone veshtire se gjen. Me perjashtim te periudhes se komunizmit kur kanuni pati nje hapesire me te vogel per sa i perket gjakmarrjes, pas viteve ’90 kjo eshte bere nje norme e zakonshme. Shume vrasje dhe konflikte qe ndodhin ketu zgjidhen me vetegjyqesi. Kjo çudi e dhimbshme shqiptare eshte nje nga arsyet qe vendin tone e mban larg nga strukturat euroatlantike.

36. Rezervat ujore sa per 100 Shqiperi

Nese ne çezmat e familjeve shqiptare mungon uji apo vjen me mangesi, kjo ndodh sepse administrimi i tij eshte skandaloz. Po t’u referoheshin statistikave dhe fakteve, te rezulton se Shqiperia ka rezerva ujore sa per te mbajtur edhe nje qind shtete te tjera me permasat e saj. Sigurisht kjo eshte nje dhurate nga natyra, por qe nuk eshte shfrytezuar ashtu siç duhet. Sot thuajse asnje qytet nuk furnizohet rregullisht me uje. Duke pasur nje reliev kryesisht kodrinor dhe malor, uji eshte i bollshem aq sa here-here rrezikohet dhe permbytja e zonave te caktuara.

 

37. Tri veta, nje bunker gjate komunizmit

Enver Hoxha e beri vendin tone te mbushur me beton. E them kete pasi po t’i referohesh kohes u ndertuan aq shume bunkere, sa sipas statistikave, na rezulton qe per tre shqiptare te kishte nje bunker. Arsyeja e ndertimit te ketyre bunkereve ishte kryesisht te mbroheshim nga ndonje sulm eventual nga jashte. Ne opinionin publik te periudhes se komunizmit ekzistonte nje mentalitet se, Shqiperia nga momenti ne moment mund te sulmohej nga vendet imperialiste qe ishin kundershtare te drejtperdrejta te regjimit komunist te instaluar ne Shqiperi.

38. Te mos levizesh dot brenda per brenda vendit

Nga viti 1945 deri ne vitin 1990 ishte e sanksionuar dhe e ndaluar me ligj levizja nga fshati ne drejtim te qytetit. Ne asnje vend te botes nuk eshte e ndaluar levizja e qytetareve me vullnetin e tyre. Nga fundi i viteve ’40 deri ne vitin 1990 ishin teper te kufizuara, vetem kur duhej nje urdher i posaçem per te bere nje transferim me banim nga nje zone ne nje tjeter. Per te levizur nga fshati ishte thuajse e pamundur. Duke qene se Shqiperia ishte nje vend qe bazohej tek forca punetore, ishte e nevojshme qe te kishte sa me teper popullate ne fshat.

39. Organ gjyqesor qe sulmon verbalisht

Vetem ne Shqiperi ndodh qe organet gjyqesore e sulmojne nje te akuzuar permes mediave, duke krijuar opinion te keq per te dhe duke helmuar opinionin publik ne influencimin e gjykates. Me rregullat demokratike, ne çdo vend te botes nese per nje individ te shoqerise ka nje akuze per shkelje te ligjit, pergjithesish veprohet sipas hallkave qe ka gjyqesori. Ne vendin tone kjo ndodh rralle, ku mund te akuzohesh verbalisht duke mos ndjekur nje rruge institucionale. Organet e zgjedhura per kete pune shpesh here dalin jashte funksionit.

40. Pushtuesit behen çlirimtare

Me kapitullimin e Italise ne Shqiperi i cila kishte qene nje pushtuese, ushtaret italiane qe mbeten pa larguar u bene pjese e njesiteve partizane te Shqiperise kunder ushtareve gjerman.

41. Ne Shqiperi, vendi ku figurave ju kendohet kenge

Kur nje figure behet publike dhe ka nje kontribut per shoqerine, qe te ngelet ne histori atij patjeter duhet t’i kendohet nje kenge. Kenga kendohet ne nderim te tij. Shume nga figurat historike te vendit tone, per te mos te thene qe te gjithe, u eshte kenduar nje kenge. Ky merret si nje lloj nderimi dhe eshte e pamundur qe pas çdo akti heroik apo patriotik te mos thuren dhe disa vargje, dhe me pas te kthehet ne melodi. Qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali dhe deri dhe tek Enver Hoxha dhe Sali Berisha, ne arkivat e muzikes shqiptare e kane nje kenge.

42. Shqiperia, atje ku vendi i varrit gjendet me veshtiresi

Perpara se te vdesesh, ne vendin tone duhet te besh mire llogarite per te gjetur dhe nje vend varri. Keto kohet e fundit eshte bere teper problematike, sidomos tek qytetet e medha gjetja e nje cope toke per te derguar per ne banesen e fundit ata qe ikin nga kjo bote. Kjo mund te ndodhe vetem ne vendin tone, pasi ne as nje vend tjeter nje problem i tille nuk haset.

43. Botimi i librit ne Shqiperi, nje procedure e kollajte

Pas viteve 1990 mjafton te kesh nje shume te hollash dhe nisesh per tek botuesi per te botuar nje liber. Censure nuk ka, kritike, gjithashtu, per cilesi as qe behet fjale. Aq shume libra jane botuar keto kohet e fundit, sa te duket se njerezit ketu ne Shqiperi merren vetem me shkrime. Ne çdo vend tjeter te zhvilluar kulturor, nje liber qe te shohe driten e botimit duhet te kaloje ne disa filtra, te cilat tregojne nese eshte i denje ai liber apo jo.

44. Vdis te te duan, ndodh vetem ne Shqiperi

Ç’zakon te çuditshem qe kane shqiptaret! Kur je gjalle, te turren sa mundin e s’te lene gje pa thene (ose s’te zene fare ne goje). Kur vdes, te bejne te madh dhe vene kujen per ç’kane humbur. Shume njerez te cilet kane kontribute te vyera ne shoqerine tone, sa jane gjalle ose lihen menjane ose dhe denigrohen. Ky fenomen ka ndodhur jo rralle ne vendin tone, pasi vetem duke e humbur nje njeri, atehere kujtohen per te.

45. Te shpikesh akuzosh pa pasur fakte

Ne Shqiperi jo vetem gazetaret shpikin lajme, por edhe politikanet. Pa pasur asnje lloj argumenti apo fakti, shume gazetare ne portale online sulmojne figura te ndryshme pa asnje fakt. Kjo ka ndodhur jo rralle. Me teper te goditur nga ky fenomen jane figurat publike, por edhe njerezit e tjere nuk kane shpetuar nga nje metode obskurantiste e te shkruarit. Nderkohe qe edhe politikanet nuk mbeten pas. Ne seancat parlamentare degjon akuza nga me monstruozet, nga korrupsioni e deri tek perdhunimi, por asnje nga keto akuza nuk dergohen ne prokurori.

46. Le te humbas, doreheqjen nuk e jap

Ne vendin tone kultura politike eshte ne ate stad sa, nese nje politikan humbet zgjedhjet nuk jep doreheqjen, nderkohe qe ne kulturen perendimore, por dhe ne gjithe vendet e tjera te botes, ky eshte nje element fillestar i demokracise. I gjen me veshtiresi rastet kur nje politikan pas humbjeve te largohet. Edhe ne rast se eshte larguar, eshte larguar perkohesisht duke u bere perseri protagonist i jetes aktive politike.

47. Edhe pse i vdekur mund te votosh

Vetem ne Shqiperi mund te shikosh ne listen e zgjedhesve emra te cilet mund te kene vite qe kane vdekur, nderkohe qe dalin se kane votuar. Ne shume pale zgjedhje tek ne ka pasur anomali, por keto anomali kane arritur deri ne kufijte e absurdes. Mjafton te kujtojme rastet kur njerez te cilet nuk jetojne me, jane prezent me emrin e tyre ne listat e zgjedhjeve. Madje, çudia vazhdon kur rezulton qe te jete dhe votues per nje kandidat apo subjekt politik.

 

48. Shqiperia dhe Greqia, vende mike qe urrehen

Shqiperia dhe Greqia historikisht nuk kane bere asnje lufte njera me tjetren, nderkohe urrejtja qe ekziston midis tyre eshte e atyre permasave si te jene ne lufte te vazhdueshme. Po t’i referohesh historise se dy vendeve, te rezulton se ne asnje rast te vetem keto vende nuk kane zhvilluar lufte ndermjet njera-tjetres. Po te shikosh dhe raportet zyrtare, keto dy shtete jane munduar t’i mbulojne kontradiktat e herepashershme. Nderkohe qe nen ze te dy vendet kane nje urrejtje per njera-tjetren dhe pse jo ne kufijte ekstreme.

49. Numri i banoreve te fshatit, me i larti ne Evrope

Shqiperia e cila ka nje popullsi relativisht te vogel shquhet dhe per nje fakt tjeter qe perfshihet tek çudite shqiptare. Pjesa me e madhe e popullsise ne vendin tone jeton ne zonat rurale. Duke qene se ne vijme nga nje sistem totalitar, ku primare ne ate kohe ishte bujqesia dhe blegtoria, shumica e forcave te punes ishin te perqendruara ne fshat. Me ardhjen e demokracise ky raport ka filluar te ndryshoje ne favor te popullsise qe banon ne qytet, por qe ngelet shume larg ne krahasim me vendet e tjera evropiane.

50. Vetem ne Shqiperi (dhe ne Afrike) vidhen zgjedhjet rregullisht

Vetem ne Shqiperi (edhe ne disa vende te Afrikes), vidhen zgjedhjet si pa gje te keqe. Vetem ne Shqiperi nje lider politik edhe pse humbet qendron serish ne politike. Dhe po vetem ne Shqiperi te gjithe shqiptaret “vdesin” pas politikes.

About Kohanews

x

Check Also

Gazeta zviceriane publikon listën me 10 shqiptarët më të famshëm në botë

Loading... Gazeta zviceriane “Blick” ka renditur në ...

Fermeri gjenë 600 milion dollarë duke punuar arën, nuk do besoni se çfarë bëri me to… (FOTO+VIDEO)

Loading... Ky fermer as nuk ëndërronte të ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...