Ambasadori Timonier: Arbër Ademi, politikani me perspektivë pragmatike dhe europiane

Loading...

“Duhet të gjejmë zgjidhje praktike që e bëjnë jetën më të lehtë për të gjithë, pa krijuar tensioned he shpenzime të panevojshme.

Do të doja që ne të punonim rreth çështjeve që i bashkojnë komunitetet dhe që ndihmojnë të rinjtë të gjejnë punë.

Kemi një takim me 1 shkurt me zv.Ministrin e Arsimit, z.Arbër Ademi, i cili ka një perspektiv pragmatike dhe europiane në çështjet që si temë kanë integrimine të rinjve, e që janë prioritet I bashkëpunimit tonë”, ka thënë ambasadori Timonier.

Kështu në një intervistë për gazetën Lajm ka thënë ambasadori I Francës në Shkup, Christian Timonier, duke përmendur madje zyrtarë politik shqiptarë, të cilët si shprehet ambasadori Timonier, kanë perspektiv pragmatike dhe europiane.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për deklaratën që ditë më parë e dha për Ligjin e Gjuhëve.

“Më duket se është një tekst i rëndësishëm që nuk duhet të përfaqësojë një çështje thjeshtë elektorale: çështja duhet të diskutohet në bazë të procedurave që do të mundësojnë një dialog të vërtetë në mirëbesim ndërmjetë partive kryesore.
Unë doja të tërheqja vëmendjen e të gjithë aktorëve në jetën demokratike që funksionimi normal i institucioneve parlamentare do të jetë një test provues për integrimin europian” – theksoi mes tjerash ambasadori Timonier.

 

Intervistën e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:

 

Intervistë me ambasadorin francez në Shkup: Rusia nuk ka pse ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO!

x

Check Also

Ish zv.kryeministri Halili: Si filluam zhbllokimin e procesit të sistemimit të administratorëve

Loading... Në emisionin debativ ‘Click plus’ që ...

Rrëshqitjet e dheut vështirësojnë qarkullim në disa pjesë të Tetovës, komuna nxjer maqinerinë në teren

Loading... Si pasojë e reshjeve të konsiderueshme ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com