Home » Lajme » Vendi » As nga Qeveria e as nga LSDM nuk kanë informacione për takimin e mundshëm mes Zaev e Thaçit !

As nga Qeveria e as nga LSDM nuk kanë informacione për takimin e mundshëm mes Zaev e Thaçit !

Loading...

Nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov për Zhurnal ka deklaruar se ai nuk ka informacion se sot do të zhvillohet takim mes Kryemministrit Zaev dhe kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai tha se për momentin nuk posedon një informacion për një takim të tillë, por edhe nëse do të ketë, Shilegov potencoi se përmes një kumtese do ta njoftojnë opinionin.

“Unë nuk kam informacion në lidhje me atë. Nuk kam informacion se do të ketë taktim të tillë, por edhe nëse do të ketë sigurisht se do t’ju njoftojmë nëpërmjet kumtesës. Tani jam i stërngarkuar në parti dhe punën e parlamentit dhe nuk kam informata lidhur me takimet që do zhvillohen në Qeveri”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi edhe me sekretarin gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski. Edhe ky i fundit shkurt tha “Nuk kam informacion të tillë”.

Ndryshe, pas takimit që pati javën e kaluar Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me numrin një të BDI-së, Ali Ahmeti, sot mediat publikuan lajmin se Menduh Thaçi do të ketë takim kokë më kokë edhe me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Ende nuk bëhet e ditur se për çfarë do të bisedojnë Thaçi e Zaev gjatë këtij takimi, por jo zyrtarisht këto media shkruajnë se ky takim qëllim do të ketë zgjerimin e shumicës parlamentare.

About Kohanews

x

Check Also

Lika në Novasellë, shkolla do të rindërtohet së shpejti

Loading... Zv/kryeministri Hazbi Lika, sot ka qëndruar ...

Ambasada gjermane: Nuk është e vërtetë se punëtorët e Maqedonisë do të punësohen nën kushte të njëjta si tjerët në Gjermani

Loading... Ambasada e Gjermanisë demanton informacionet që ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...