Home » Teknologji » Bllokohet ‘Balena Blu’ në rrjetin e Kosovës

Bllokohet ‘Balena Blu’ në rrjetin e Kosovës

Loading...

Me iniciativën e Agjencisë dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka filluar bllokimi i qasjes në aplikacionin e quajtur ‘Balena e Kaltër’ (Blue Whale)

Pas paraqitjes së rasteve të para të shkarkimit të lojës morbide ‘Balena e Kaltër’, e cila krijon varësi tek ata që e shkarkojnë dhe përmes shantazhit, administratorët e saj detyrojnë përdoruesit të kryejnë veprime të frikshme deri në vetëvrasje, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë veprime koordinuese me institucionet përgjegjëse, e në veçanti me kompanitë private që ofrojnë internet brenda vendit, me qëllim të bllokimit të qasjes nga shfrytëzuesit e rrjetit që ofrohet nga katër operatorët kryesorë, si: Vala, Ipko, Kujtesa, Artmotion.

Agjencia, me këtë rast, njofton publikun që nga dita e djeshme, operatorët që ofrojnë internet në tregun e Kosovës, sipas kërkesës së saj, kanë filluar bllokimin e të gjitha faqeve përmes së cilave ka pasur mundësi të shkarkohet kjo lojë morbide.

Nga orët e para të ditës së shtunë kanë filluar të vijnë raportime nga këta operatorë lidhur me bllokimin e qasjes në këtë aplikacion. Presim që gjatë ditëve në vijim të pranojmë raportime të reja rreth bllokimit të plotë të çfarëdo qasjeje në këtë aplikacion.

Agjencia i ka dhënë përparësi urgjente kësaj çështjeje duke marrë shkas nga keqpërdorimi i të dhënave personale që bëhet me rastin e shkarkimit të këtij aplikacioni, ku parakusht i administratorëve është deponimi i të gjitha të dhënave që lidhen me përdoruesin, përmes të cilave, pastaj, administratorët e këtij aplikacioni shantazhojnë përdoruesin me 50 detyrat e dhëna, deri në detyrimin për të bërë vetëvrasje.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shfrytëzon rastin të falenderojë në veçanti bashkëpunëtorin e saj të jashtëm për çështje kibernetike z. Naim Kërçagu për mbështetjen e ofruar në këtë operacion.

About admin

x

Check Also

Whatsapp sjell opsionin që do tregojë hapur gënjeshtrat

Loading... Whatsapp, një ndër aplikacionet më të ...

Ndryshon Facebook

Loading... Kompania facebook ka konfirmuar se ka ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...