Home » Lajme » Vendi » Bujar Osmani flet për dy kushtet e Komisionit Evropian

Bujar Osmani flet për dy kushtet e Komisionit Evropian

Loading...

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë u bisedua për kushtet që Komisioni Evropian i ka vendosur Maqedonisë për të filluar integrimet. Zëvendëskryeministri për Çështjet e Evrointegrimeve, Bujar Osmani ka folur për dy kushte.

”Kushtin e parë e kemi plotësuar me zgjedhjet fer dhe demokratike që u pasua me Qeveri të re. Ne ju kemi dhënë fjalë institucioneve dhe vendeve të BE-së që të punojmë për reformat, që është edhe kushti i dytë për vendin tonë. Këto reforma ne jemi duke i punuar dhe së shpejti do të shihet edhe ndikimi në jetën e përditshme dhe në raportin e KE-së”, ka deklaruar Osmani.

Zëvendëskryeministri është optimist se në gjashtë muajt e ardhshëm do të arrijnë të heqin rekomandimin me kusht. /SHENJA/

Leave a Reply

x

Check Also

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, z. Jecek Multanovsk

Loading... Ai ia uroi zgjedhjen kryetarit të ...

Ja kush do të jetë “koka” e policisë në në Tetovë (FOTO)

Loading... Pas formimit të qeverisë së re ...