Home » Teknologji » Heqja e tarifave roaming në BE hap debate mbi të ardhmen e këtij projekti

Heqja e tarifave roaming në BE hap debate mbi të ardhmen e këtij projekti

Loading...

Reuters – Tarifat roaming brenda Bashkimit Evropian ranë ditën e Enjte, duke i dhënë fund një beteje prej mese një dekade të Brukselit për tu treguar Europianëve skeptik se ekziston një kontribut i pazëvendësueshëm i unionit në jetët e secilit prej tyre.

Por pavarësisht emocionit që ngjalli ky lajm, kompani telekomunikacioni dhe vende anëtare po refuzojnë të ofrojnë frekuencat e tyre kombëtare duke lënë të zhgënjyer shumë prej atyre që do të kryejnë pushimet jashtë vendit.

Heqja e praktikave të tarifimit të shërbimit në kosto të larta saherë që përdoruesit udhëtojnë jashtë vendit, ka qenë një kauzë e Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe shihet si hapi i parë i suksesshëm drejt Tregut të Vetëm Dixhital.

“Bashkimi Evropian do të bashkojë njerëz dhe tua lehtësojë jetën. Fundi i tarifave roaming janë histori e vërtetë Evropiane e suksesit,” thanë institucionet Evropiane.

Komisioni shpalosi një baner fitoreje në zyrat qendrore Berlaymont ku shkruhej, “Lamtumirë tarifave roaming.”

Ndryshimi ligjor i nevojshëm i miratuar muaj më parë ngjalli entuziazëm tek shumë vizitorë në Bruksel. Zgjidhja ka qenë e vështirë. Sidomos duke pasur në konsideratë faktin se tarifat lokale ndryshojnë në mesin e 28 vendeve anëtare.

Vendet e Evropës Veriore frikësohen se tarifat e larta që do të paguajnë për shërbimet me shumicë për udhëtarët e tyre në Evropën Jugore kombinuar me humbjet e të ardhurave roaming mund të çojë deri në ndalimin e përdorimit të telefonit jashtë vendit.

Për të rikuperuar humbjet, ata mund të rrisin çmimet lokale të shërbimit. Sakaq qeveritë e vendeve të Evropës Jugore argumentojnë se kostot e ulëta të shërbimeve me shumicë dëmtojnë operatorët lokalë.

Operatorët e vendeve skandinave si Telia në Suedi, Estoni dhe Lituani kanë aplikuar për përjashtim nga ky obligim, diçka që Bashkimi Evropian e lejon nëse dëmi i shkaktuar është 3% e të ardhurave.

Credit Suisse palajmëron se hyrja në fuqi e “Roam Like Home” do të rrise tarifat mes 2% deri në 5% në mbarë Evropën.

Megjithatë është shumë herët për të mësuar se kush janë humbësit e kush fituesit. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

x

Check Also

Vrimat e Zeza janë edhe më misterioze. Janë të fshehura nga pluhurat më shumë se mendohej

Loading... Vrimat e Zeza prezantohen kështu akoma ...

Sikur BMW Z3 M mos të hiqej nga prodhimi, tani mund ta kishte këtë pamje të mahnitshme (Foto

Loading... Esa Mustonen nga Franca, e ka ...