IRENE PAPAS: JAM SHQIPTARE… PELOPONEZI ËSHTË PËRPLOT ME SHQIPTARË

Loading...

Irene: «Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek.

Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose, Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin.

M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm.

Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar.

Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?”.»

– U larguam pak larg nga pyetja që ju bëra – po ju, përse jeni kaq ezmere?[intervistuesi]

Irene: « I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është ezmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria.

Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare.

Peloponezi është përplot me shqiptarë. Edhe nëna ime, që tashmë është 73 vjeçe, mësonte greqishten. Por është edhe një shkrimtare, shkruan përralla shumë të bukura.

[Foto: Bekim Fehmiu dhe Irene Papas, në rolet: Odisea dhe Penelopa] ______________________

Titulli: Le regine del cinema
Autori: Costanzo Costantini
Botues: Gremese Editore, 1997

x

Check Also

Heroi i këngës së Zagrebit është ende gjallë!

Loading... Të rralla janë ndejat dhe dasmat ...

Paradigma “GJURMË TË PASHLYESHME…”

Loading... Nga Reis Mirdita Basrie Sakiri-Murati GJURMË ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com