Kërkesat nuk rriten, Apple shkurton prodhimin e iPhone X

Loading...

iPhone X nga Apple është sot për sot celulari smartfon më shtrenjtë në treg, duke filluar nga $1.000. Por çmimi mund të jetë faktori kryesor pse kërkesat e iPhone X kanë qënë shumë të ulëta, raporton TechSot.Al.

Gjigandi Apple është mësuar gjithmonë me ‘lugë të madhe’, dhe tani që kërkesat për iPhone X nuk janë në nivelin e pajisjeve të mëparshme, ka vendosur të përgjysmojë prodhimin nga 40 miliona pajisje në tre-mujor, në 20 miliona pajisje.

Sipas TechSot.Al, tregjet që kanë qënë të dobëta janë po ato që Apple kishte pritshmëri të mëdha, ShBA, Evropë, dhe Kinë.

Një arsye tjetër pse jo shumë veta nuk po mbajnë radhë për pajisjen e Apple janë thashethemet se Apple pritet të nxjerë në treg një iPhone të ri nga fundi i këtij behari, kështu që shumica e njerëzve janë duke pritur më shumë detaje rreth iPhone-t të ri. /TechSot.Al/

The post Kërkesat nuk rriten, Apple shkurton prodhimin e iPhone X appeared first on Teknologjia Sot.

KohaNews: TS

x

Check Also

Facebook dëshiron të tkurret!

Loading... Gjatë vitit të ardhshëm, do të ...

Facebook ndryshon mekanizmat e faqes, fokusohet në postimet e miqve

Loading... Rrjeti gjigand social Facebook ka lajmëruar ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com