Home » Fillim » Kumtesë nga takimi i Z. Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Z-njën Inara Murniece, Spikere e Parlamentit të Letonisë

Kumtesë nga takimi i Z. Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Z-njën Inara Murniece, Spikere e Parlamentit të Letonisë

Loading...

 

Në kuadër të pjesëmarrjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi realizoi takim zyrtar me Z-njën Inara Murniece, Spikere e Parlamentit të Republikës së Letonisë.

Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për përkrahjen e fuqishme dhe konkrete që Republika e Letonisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit evropian dhe euroatlantik. Si impuls tejet pozitiv në këtë kontekst u përmend Deklarata e përbashkët për hapjen e negociatave paraaderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë, e miratuar nga ana e përfaqësuesve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në vitin 2012. Me këtë deklaratë u promovua koncepti i zgjidhjes paralele të kontestit rreth çështjes së emrit dhe fillimit të negociatave aderuese, koncept i cili më tutje ishte përkrahur nga shumë vende-anëtare të Bashkimit Evropian.

Zonja Murniece i drejtoi urime të përzemërta për zgjedhjen në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Njëkohësisht, uroi për zgjedhjen e Qeverisë së re, si hap i parë kah stabilizimi i gjendjes politike në shtet pas ngjarjeve të pakëndshme të 27 prillit, të cilat i dënoi si atak mbi demokracinë. Ajo theksoi se Republika e Letonisë edhe më tutje do të mbesë përkrahëse e fuqishme e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, për arsye se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet prej integrimit të saj të tërësishëm evropian. Me këtë do të krijohen themele të forta për eliminimin e të gjitha ndikimeve ndërkombëtare negative në aspektin rajonal të sigurisë.

Bashkëbiseduesit ndanë bindje të ndërsjella dhe pritje se bashkëpunimi bilateral fortë i vendosur ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një ritëm të njëjtë, me ç’rast deputetët e dy parlamenteve do të kenë mundësi që për së afërmi të këmbejnë mendime dhe përvoja nga puna parlamentare, politika ndërkombëtare dhe çështjet tjera aktuale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti i Republikës së Letonisë, së bashku me Parlamentin Hungarez para disa vitesh kishin Projekt të suksesshëm IPA, ekipi projektues i së cilit paraprihej prej një eksperteje nga Republika e Letonisë, me ç’rast nëpërmjet një sërë seminaresh, për së afërmi i njoftuan për procesin e aderimit në BE nëpunësit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njohuritë dhe përvojat praktike që i kanë përfituar gjatë rrugëtimit për anëtarësim në BE, sidomos sfidat gjatë zbatimit të reformave të duhura që kërkohen prej parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

x

Check Also

VMRO-ja për 11 vite nuk ua rriti pagat mjekëve, tani apelon që LSDM-ja ta bëjë një gjë të tillë

Loading... Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE sot ka ...

Timonie: Është koha të ktheheni në rrugën euroatlantike

Loading... Pas formimit të Qeverisë së re, ...