Home » Kronika e Zezë » Londër, sulm pranë xhamisë. Një i vdekur, 10 të plagosur

Londër, sulm pranë xhamisë. Një i vdekur, 10 të plagosur

Loading...

Londra tronditet nga një tjetër sulm, vetëm se shënjestra e tij nuk ishin si herë të tjera njerëzit e thjeshtë nëpër rrugë. Agresori e ka pasur shumë të qartë në kokë se kë do të sulmonte.

Objektivi i 48-vjeçarit të prangosur tashmë nga policia ishin besimtarët myslimanë. Një person u vra e 10 të tjerë u plagosën, kur furgoni i drejtuar prej tij u përplas mbi njerëzit e mbledhur pranë një xhamie në veri të Londrës.

Raportet në media tregojnë se kamioni është ngjitur në trotuar e ka goditur grupin e besimtarëve pak pas mesnatës në “Finsbury Park”.

“Kur personi doli nga mikrobusi e u përpoq të largohej, gjatë të gjithë kohës thoshte: dua të vras myslimanë! E qëllova në bark, pastaj erdhën dhe djem të tjerë. E mbërthyem në tokë dhe e mbajtëm aty pa lëvizur derisa erdhi policia”, tha Khalid, dëshmitar okular.

Kryeministrja Theresa May sqaroi se policia po e trajton rastin si “sulm të mundshëm terrorist”. Këshilli i myslimanëve të Britanisë doli me një deklaratë, ku thuhej se furgoni është lëshuar qëllimisht në drejtim të besimtarëve. Besohet se shumë prej viktimave kanë qenë duke u larguar pas lutjeve të mbrëmjes në thyerjen e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Këshilli e cilësoi incidentin një “manifestim të dhunshëm të islamofobisë” dhe kërkoi përforcimin e masave të sigurisë rreth xhamive. Sipas kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, forca policore shtesë janë duke u dërguar ndërkohë në mbrojtje të komuniteteve, sidomos atyre që mbajnë Ramazanin.

Britania është përballur me një seri incidentesh gjatë muajve të fundit, përfshirë sulmin terrorist në Manchester dhe atë në afërsi të “London Bridge”, që lanë pas dhjetëra të vrarë.

About admin

x

Check Also

Itali, 3 tërmete në 30 minuta

Loading... Italia vijon të lëkundet nga tërmet, ...

Policia ndali serbin e dyshuar për krime (VIDEO)

Loading... Policia kosovare arrestoi një serb derisa ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...