Home » Lajme » Rajoni » Mbesa e Gani Gecit mbetet jashtë parlamentit, ka një porosi për LDK-në

Mbesa e Gani Gecit mbetet jashtë parlamentit, ka një porosi për LDK-në

Loading...

Mbesa e Gani Gecit, Fitore Geci, që ishte kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme që të jetë deputete në legjislaturën e re.

Këtë e ka konfirmuar vet Fitorja përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar se pavarësisht rezultatit zgjedhor, ajo dhe familja e saj nuk do të largohen nga LDK-ja.

“Unë dhe babi im… Baci Lil i LDK-ës me djem e vajza të tij nuk do largohemi kurrë nga kjo parti edhe nese askush nuk do mbetet aty! Ne do të jemi aty”, ka shkruar Fitore Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetar,dhe ju përkrahesit e mi
Ju falenderoj nga zemra për perkrahjen e juaj që s’më lat vëtem por së bashku më ju fillova garen e fushatës zgjedhore që të jem pjesë e parlamentit ,por ja qe se sovrani zgjodhi të besuarit e vet,
Dhe të zgjedhurve ju uroi
shumë suksese.
Unë Fitore Geci si një vajzë e re që nuk njihesha aspak në politiken Kosovare, mora guximin dhe fillova garen për deputete duke shpresuar së LDK-së i duhen kuadra të reja dhe vullnet i ri për një qasje ndryshe në politiken e LDK-së, megjithatë nuk jam pënduar qe pata guximin ta marr nje hap të till.
Takova shumë persona që deri sot nuk i njihja ,nuk dua qe te ju them qysh e si …! Por ishte një pervoj që isha vdek e se kisha mesuar.
Ndoshta është kjo një provoj e imja që t’mos e harroi…! por të jem e gatshme per gara të ndryshme si kjo qe do me sjellë jeta, kjo qe perjetova ishte një sfidë e këndshme për mua!
Një falenderim nga zemra për gjithë ata që me ndimuan me shpirt qe të jem pjesë e parlamentit.
Një falenderim i posaqem per ata qe nuk me ndihmuan.
Ndersa Familjes time e posaqerisht babit tim dhe miqve tonë një pershendetje të madhe,do ju them se kurrë nuk do ju harroi per mbeshtetjen qe me dhat.
Unë dhe babi im… Baci Lil i LDK-ës me djem e vajza të tij nuk do largohemi kurrë nga kjo parti edhe nese askush nuk do mbetet aty! Ne do të jemi aty.

Më respekt
F.G

Leave a Reply

x

Check Also

Shala uron që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike

Loading... Antari i AAK-së Granit Shala përmes ...

PS-PD drejt bashkëpunimit pas zgjedhjeve

Loading... PS-PD duket se do të shkojnë ...