Home » Tregime të moçme Shqiptare » Me ndjekë punën cikërr m’cikërr

Me ndjekë punën cikërr m’cikërr

Loading...

12472265_491377187731193_5793178675119657881_n

E kishin pas martue ni her ni mashkull shpija e vet. Dhandrri jetën e kish pas çue gjithmonë çoban me gja. Ja kishin marr ni nuse shumë të mirë. At natë, kur hini dhanërr n’gjerdek, p’e vet guren:
– Allahile çfarë fisi je, fisnike?
Gruaja nuk i dike fiset, po i erdhi keq mos mi thanë diçka, e i tha:
– Jam shaljane.
Edhe ky ish kanë i fisit shalë. Tha:
– Jo vallahi, fisnike, mos shih kusur se une dola e po shkoj te burrat se tek jemi t’ni fisi e m’kanë thanë qi s’ban.
Gruaja e pa qi po don me dalë përnime prej dere e i vike inati e marre qi s’e kalojke dhanrri natën e parë në gjerdek. Po i thotë:
– Hajde allahile, dishu e bina se, bash me ndjek punen cikërr m’cikërr, nanat na dalin ndrikëll.
Edhe e nali.

x

Check Also

T’JAP KUR T’NGUSHTOHESH

Loading... Zeq Rama i Brovinës e kish ...

Legjenda dhe tregime te moçme shqiptare : Gjergj Elez Alia

Loading...   Gjergj Elez Alia Trim mbi ...