Home » Kulturë » Ndërron jetë regjisori i Rocky

Ndërron jetë regjisori i Rocky

Loading...

John G. Avildsen, regjisor i Rocky dhe Karate Kid u shua të premten në moshën 81-vjeçare.

Djali i tij Anthony bëri të ditur se i ati mbylli sytë në Los Angeles nga kanceri pankreasit.

“Ai ishte një burrë jashtëzakonisht i mrekullueshëm për mua. Ai ishte super i talentuar dhe shumë  kokëfortë dhe kjo ishte në dëm të tij, por shpesh edhe në përfitim të tij”, thotë Anthony.

Rocky ishte një sukses i madh. Ai fitoi Oskar për foton më të mirë, regjisortin dhe editimin, dhe u nominua dhe për shtatë Oskar të tjerë.

Rocky ishte një shans për Avildsen. Sylvester Stallone, në atë kohë jo shumë i njohur, kishte shkruar skenarin dhe i kërkoi Avildsen ta udhëhiqte, pavarësisht se ai ishte duke punuar për një tjetër film. Por papritur kompanisë së prodhimit i përfunduan paratë dhe ai film u anulua.

About admin

x

Check Also

Mësoni italisht përmes storieve të shkurtra (Video)

Loading... Keni dëshirë të mësoni gjuhën italiane ...

Tetova International Film Festival – ODA 2017

Loading... Festivali Tetova International Film Festival-ODA –këtë ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...