Home » Ekonomi » OEMVP dhe Oda Tregtare e Hungarisë në RM nënshkruan memorandum bashkëpunimi
dav

OEMVP dhe Oda Tregtare e Hungarisë në RM nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Loading...

14 Qershor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Oda Tregtare e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Duke u nisur nga nevoja për zhvillim të veprimtarisë së biznesit në rajonin veri-perëndimorë të Maqedonisë dhe nevojës për bashkëpunim tregtar, me anë të këtij bashkëpunimi do të vendosen format e koordinimit dhe dialogut efektiv në kryerjen e aktiviteteve ekonomike të subjekteve afariste në Maqedoninë veri-perëndimore.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Tregtare të Hungarisë, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha ka theksuar edhe paraqitjen e përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare  në bashkëpunim me ndërmarrjet nga vendi jonë.

Nënkryetarja e Grupacionit të Grave Afariste, Merita Ramadani Alimi tha që beson në këtë nismë, dhe se shpreson që shumë shpejt do të kenë mundësi të ndajnë rezultatet që do rrjedhin nga ky bashkëpunim dhe së bashku të festojnë shumë suksese të reja.

Gjithashtu, bashkërisht do të angazhohen në zbatim të reformave në procesin e aktiviteteve afariste dhe inovacionin tek anëtarët e OEMVP-së, si dhe sigurim të logjistikës së plotë në procesin e implementimit të teknologjive të reja në kuadër të procesit prodhues.

Me këtë marrëveshje do të realizohen aktivitete drejt promovimit të kompanive nga fusha e bujqësisë, industrisë farmaceutike, shërbimet komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, industrisë ushqimore dhe veprimtari të tjera para përfaqësuesve të shoqërive tregtare nga Republika e Hungarisë.

Planifikohet edhe prezantim i përbashkët në panaire dhe realizim të kontakteve me bizneset dhe partnerët afaristë nga Hungaria për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë Duks Lasylo Istvan nënshkrimin e kësaj marrëveshje e sheh si hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. Ky memorandum do ti mundësojë bizneseve të Maqedonisë dhe Hungarisë që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre.

About Kohanews

x

Check Also

Bekteshi: Përvoja e BE-së do të ndihmojë kompanitë e falimentuara

Loading... Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bashk ...

Bekteshi: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbesin në fokusin e Qeverisë

Loading... Barazimi i kushteve dhe mbështetja për ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...