959759080793382_970761906359766

Parimet e dyfishta në disa media: Kur sulmuesi është musliman quhet terrorist!

Pas sulmit të sotshëm në afërsi të një xhamie në Londër po del në pah edhe një detaj tjetër. Mënyra se si po raportojnë disa prej mediave kryesore britanike për ngjarjen. Në rrjetet sociale tashmë kanë nisur të publikohen edhe krahasimet, shkruan SHENJA.

Siç pritet, disa media janë të prirura për të lidhur muslimanët dhe fenë islame me termin terrorizëm. Një rast i tillë reflektohet edhe në mënyrën se si ka raportuar gazeta “Mirror” për sulmin me makinë të bërë në një urë në Londër para disa javësh. Në titull shkruhet: Shoferi musliman, duke u theksuar përkatësia fetare e sulmuesit…

Në anën tjetër, për sulmin e sotshëm në një xhami në Londër, e njëjta gazetë, në titull thjesht përmend se një person është arrestuar pasi ka kryer sulm në xhami. Është përdorur ky titull edhe pse disa media tjera në titull kanë përmendur se sulmuesi kishte deklaruar se do t’i vriste të gjithë muslimanët. /SHENJA/

x

Check Also

Kush është Mbreti Salman i Arabisë Saudite ndaj të cilit u raportua për puç

Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi ...

Vritet një punonjëse e Kryqit të Kuq në Jemen

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ...