Home » Kronika e Zezë » Përplasja e anijes amerikane, shtatë të zhdukur

Përplasja e anijes amerikane, shtatë të zhdukur

Loading...

Shtatë anëtarë të ekuipazhit të anijes së marinës amerikane janë të zhdukur pas përplasjes së anijes së tyre me një tjetër anije tregtare në brigjet e Japonisë.

Mes të plagosurve është edhe oficeri komandues i USS Fitzgerald, i cili u dërgua me helikopter në spital.

Përplasja skatërruese me anijen e konteniereve ndodhi rreth 104 km në jugperëndim të Yokosuka-s. Pamjet ajrore tregojnë dëmete rënda të anijes së marinës pas përplasjes, rrethorës 02.30 me orën lokale.

Shefi komandues i anijes Bryce Benson ishte në gjendje të qëndrueshme dhe u transferua në spitalin e forcave detare të SHBA-së në Yokosuka, bëjnë të ditur zyrtarët e marinës.

Dy marinarë u dërguar me helikopterë në spital, ndërsa anija bëjnë të ditur zyrtarët po i drejtohet Yokosukës me fuqinë e saj, por me shtytje të kufizuar.

Anija e mallrave me të cilën ndodhi përplasja kishte trefishin e anijes së marinës, po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. /tch

Leave a Reply

x

Check Also

AKsidenti me bombolën e ëmbëlsirave i merr jetën blogerës së njohur (FOTO)

Loading... Një blogere e njohur franceze ka ...

Shqiptari i futet shokut në banesë dhe i përdhunon gruan (Foto)

Loading... Shqiptari i futet shokut në banesë ...