Home » Lajme » Sela: Në Maqedoni do të ndodhin ndryshime të mëdha për shqiptarët (VIDEO)

Sela: Në Maqedoni do të ndodhin ndryshime të mëdha për shqiptarët (VIDEO)

Loading...

Lideri i LR-PDSh-së, Ziadin Sela sonte në konferencë për shtyp në selinë e partisë në Tetovë, ka zyrtarizuar hyrjen e Aleancës në Qeveri dhe poashtu zyrtarizoi edhe minsitrin e ri të Shëndetësisë, Arben Taravari, raporton TetovaSot.

“Nga mbledhja që kemi mbajtur sonte me kryesinë Qendror dhe në kordinimin me partitë e koaliconit, kemi vendosur që të jemi pjesë e Qeverisë. Neve si Lëvizja për Reforma na takon vetëm një ministri, dhe kjo është ministria e SHëndetësisë, dhe për ministër kryesore Qendrore vendosi që të jetë sekeretari i partisë, doktor Arben Taravari”, theksoi Ziadin Sela.

Ai tha se Aleanca për shqiptarët do të jetë avokat i ndryshimeve të mëdha që do të ndodhin për sa i përket të drejtave kolektive të shqiptarëve.

“Ne si Aleancë do të jemi avokat të ndryshimeve të mëdha që do të ndodhin këtu në Maqedoni, sa i përket edhe të drejtave kolektive të shqiptarëve, por edhe eurointegrimeve dhe anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, dhe sidomos kthimit e së drejtës dhe shtetit të së drejtës dhe në të cilën jemi të pakompromis, dhe zgjidhjes sa më shpejt edhe proceseve të montuara politike që shqiptarët presin të ndodhin”, tha Sela

Live nga LRPDSH

Posted by Tetova Sot on Sunday, May 28, 2017

x

Check Also

Senati amerikan, seancë për Çamërinë

Loading... Në Gusht, 2015,  Senati amerikan organizoi një ...

Qeveria sot do të mbajë seancën e radhës

Loading... Qeveria e Maqedonisë sot do ta ...