Home » Kronika e Zezë » Sherr me thika mes azilantëve, shqiptari plagoset rëndë nga një afgan

Sherr me thika mes azilantëve, shqiptari plagoset rëndë nga një afgan

Loading...

Një shqiptar 19-vjeçar ishte plagosur rëndë gjatë një grindjeje në një azil të refugjatëve në Neumünster. Atë e kishte therur me thikë një afgan 26-vjeçar. Shqiptari është operuar urgjentisht dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse 26-vjeçari është arrestuar, shkruajnë mediat gjermane.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën mbrëma, kur ai edhe një afgan ishte përleshur në korridor të objektit. Sipas policisë, 26-vjeçari nga Afganistani kishte therur me thikë shqiptarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën e sipërme, përcjell albinfo.ch.

Rojet e sigurisë kanë thirrur shërbimet emergjente dhe policinë. 19-vjeçari ishte operuar urgjentisht në spitalin Friedrich-Ebert dhe është jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe që nga e marta po mbahet në burgun e Neumünster. Ai është i njohur për policinë, pasi kishte thyer ligjin edhe më herët.

x

Check Also

Itali, vrasje mafioze me 4 viktima

Loading... Një atentat i tipit mafioz, që ...

Tenton të depozitojë para fals në bankomat, arrestohet

Loading... Një person është arrestuar në Vushtrri, ...