Temperatura -62 gradë e prish edhe termometrin në fshatin më të ftohtë në botë

Loading...

Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, gati ka thyer rekordet.
Temperatura mesatare gjatë muajit Janar në fshatin rus është -50C, por këtë vit termometri i ri elektronik ka regjistruar -62 C.

Stacioni meteorologjik në “Ujin e ngrirë” regjistroi një temperaturë minus 59C, por banorët thanë se regjistrimet e tyre ishin minus 67 C, 1C më pak se temperatura më e ulët e pranuar për një vendbanim të përhershëm në botë.

Sipas “The Siberian Times” termometri digjital, i instaluar vitin e kaluar, u prish sepse ishte shumë ftohtë.

Temperaturat më të ftohta në Oymyakon janë regjistruar deri në -67.7 C , një rekord i vendosur në vitin 1933, përcjell TCh.

Muajt më të ngrohtë janë Qershori, Korriku dhe Gushti, atëherë kur banorët i gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit.

Temperatura -62 gradë e prish edhe termometrin në fshatin më të ftohtë në botë

x

Check Also

PYD/PKK rekruton terroristë për 100 dollarë në muaj

Loading... Terroristët e PYD/PKK-së të cilët janë ...

Guta Lindore, 6 civilë humbin jetën nga sulmet e regjimit

Loading... Gjashtë civilë, prej të cilëve dy ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com