Tretja me probleme, kura “nxitëse” me shurup dëllinje

Loading...

Urinimi dhe tretja me probleme, kura “nxitëse” me shurup dëllinje
Dëllinja e kuqe është një frut me vlera të larta ushqyese. Është shumë e vlerësuar në mjekësinë popullore dëllinja (lat. juniperus communis), e cila është përdorur ndër shekuj për shërimin e sëmundjeve infektive. Ka efekt në trajtimin e kollës, astmës, sëmundjeve gastrointenstinale dhe djersitjeve. Dëllinja përmban përbërës që luftojnë sëmundjet infektive dhe fruti i dëllinjave nxit punën e veshkave dhe nxit sekretimin e urinës. Organet tretëse nxiten për një funksionim më të mirë. Lukthi do jetë më i butë dhe zorrët të cilat kanë probleme infektive. Vaji eterik i dëllinjës ka efekt në ndalimin e kollës duke zhbllokuar organet e frymëmarrjes. Depërtimi i këtij vaji në lëkurë mund të jetë efektiv në shërimin e sëmundjeve reumatoide. Dëllinja është e pasur me mangan, squfur, kalcium dhe kalium.

PËRDORIMI I DËLLINJËS SI SHURUP DHE ÇAJ

Për të përgatitur shurupin e dëllinjës ju duhen 500 gram dëllinja të ziera në 3 litra ujë. Hiqini nga uji dhe qërojini duke i vendosur të zihen përsëri. Lëngun kullojeni dhe shtojini një lugë mjaltë për çdo gotë ujë lëng dëllinjash.

Çaji i dëllinjës përgatitet duke përzierë një lugë dëllinja të qëruara në 250 ml ujë të vluar dhe shtojini sheqer ose mjaltë.

x

Check Also

12 ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes

Loading... Përkundër asaj që mund të keni ...

Trajtim për kancerin dhe epilepsinë, Britania rrit përdorimin e vajit të kabanisit

Loading... Sipas të dhënave të fundit të ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com