959759080793382_970761906359766

Urimet e veçanta të Dua Lipës dhe Bebe Rexhës për të etët e tyre [foto]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për nder të ditës ndërkombëtare të babait, ka publikuar një fotografi me të atin duke i uruar atij këtë ditë.

“Urime ditën e babait, baba. (Ai po mban syzat e mia),” ka shkuar këngëtarja në faqen zyrtare në Facebook.

Në të njëjtën kohë, edhe Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar së bashku me babanë e saj, ka uruar këngëtarin nga Kosova për ditën ndërkombëtare të babait.

Lipa ka thënë se ajo, motra dhe vëllau i saj janë shumë fatlum që e kanë atë në jetët e tyre.

“Urime ditën e baballarëve shokut tim më të mirë @dukagjinlipa, Të dua! Unë, @rinalipa dhe @gjinlipa jemi shumë me fat që kemi prindër kaq të dashur! Është afruar koha për Glasto-n e raundit të dytë, shihemi së shpejti”, shkroi Lipa në Instagram. /Insajderi.com

x

Check Also

Shkencëtarët: Humbja e peshës gjithmonë ka qenë e lehtë, mjafton të flini më shumë se zakonisht

Sipas një studimi të ri nga hulumtuesit ...

Ju nuk e dinit, por kontraceptivët përdoren për disa arsye më të forta se parandalimi i shtatzënisë

Po një shifër e përafërt mendon se ...