Home » Histori » Via Egnatia me skicat e Edward Lear prezantohet në Elbasan

Via Egnatia me skicat e Edward Lear prezantohet në Elbasan

Loading...

Në qytetin e Elbasanit u ekspozuan pamje të Rrugës Egnatia apo siç njihet botërisht Via Egnatia. Skicat realizuar nga piktori, Edward Lear pas ekspozitës në Tiranë u prezantuan dhe në qytetin e Elbasanit. Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ekspozita është pjesë e projektit për rivitalizimin e rrugës për të qenë një destinacion turistik. Drejtori i AKB bën me dije se pikturat e ekspozuara kanë ndalesën e dytë në Elbasan, ndërsa do rrugëtojnë në pika të tjera të Via Egnatia. Ekspozita “Via Egnatia në penelin e një gjeniu të harruar”, synon të risjellë jo vetëm rrugën e vjetër që solli zhvillim për viset shqiptare, por edhe punimet e piktorit anglez Edward Lear, që hodhi në telajo në vitin 1849. “Rivitalizim i Via Egnatia për të qenë një destinacion turistik për çdo vizitor” u shpreh mes të tjerave Auron Tare drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Më tej ai tha se ky projekt vjen në bashkëpunim me Universitetin e Venecias dhe falë ndihmesës, që kanë dhënë Universiteti i Harvardit dhe Bashkia e Elbasanit. Në udhëtimin e tij në të gjithë Shqipërinë, Edward Lear, ka arritur të skicojë 200 peizazhe, të cilat do të ofrohen për qytetarët në të tjera ekspozita. Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir (1812-1888) ka qenë i pari udhëtar e shkrimtar që bëri një udhëtim të plotë nëpër Shqipëri, jug dhe veri. Më shumë se 150 gazeta dhe portale të huaja kanë pasqyruar ekspozitën e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për Via Egnatian dhe Edward Lear. 35 skica të bëra nga piktori britanik Edward Lear në rrugëtimin e tij përgjatë Via Egnatias në 1849 dhe të rezervuara për vite me rradhë në Librarinë e Librave të rralla në Harvard u prezantuan disa ditë më parë në Pedonale për publikun. Mes mediave të huaja dhe portaleve që pasqyruan ekspozitën përmendim Washington Post, ABC News, New York Times, Fox News, gjigandi mediatik Yahoo, etj. Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga siç dëshmon Strabon kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë. /Sot news

About admin

x

Check Also

Sot, eshte ditelindja e ma t’madhit personalitet te kombit shqiptar, NMT Mbretit Zog I

Loading... Sot, eshte ditelindja e ma t’madhit ...

“Kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë”, një intervistë e rrallë e Ismail Qemalit në 1913-ën për “Le Matin”

Loading... Nga Aurenc Bebja, Francë* Gazeta franceze, ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...