Home » Lajme » Vendi » Xhaferi-Pitinxher: Riafirmohet përkrahja e SHBA-së për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Xhaferi-Pitinxher: Riafirmohet përkrahja e SHBA-së për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Loading...

Kryetari i Kuvendit të Republiklës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Riga, realizoi takim me Robert Pitinxher, kongresmenin amerikan dhe kryetarin e Grupit të punës së Kongresit për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale dhe iniciatori i këtij Forumi, kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Gjatë takimit u këmbyen këndvështrime për çështjet lidhur me sigurinë në rajon, luftën kundër terrorizmit dhe krimit kompjuterik, si edhe nevoja për strategji të mbrojtjes kompjuterike.

Xhaferi informoi se Republika e Maqedonisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është në proces të përpilimit të Strategjisë për mbrojtje kompjuterike, me të cilën do të përforcohen kapacitetet e sigurisë shtetërore. Ai e theksoi gatishmërinë e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë që të jetë mikpritës i Forumit Parlamentar të Sigurisë në vitet e ardhshme, me ç’rast do t’u mundësohet parlamentarëve, përfaqësuesve të qeverive dhe ekspertëve nga fusha të këmbejnë përvoja më të përafërta në sferën e këtyre sfidave të sigurisë.

Bashkëbiseduesit ndanë bindje të përbashkët se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kongresit të SHBA-së edhe më tutje do të zhvillohet në mënyrë miqësore dhe konstruktive. Në këtë kontekst u riafirmua përkrahja e SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit në NATO.

About Kohanews

x

Check Also

Lika në Novasellë, shkolla do të rindërtohet së shpejti

Loading... Zv/kryeministri Hazbi Lika, sot ka qëndruar ...

Ambasada gjermane: Nuk është e vërtetë se punëtorët e Maqedonisë do të punësohen nën kushte të njëjta si tjerët në Gjermani

Loading... Ambasada e Gjermanisë demanton informacionet që ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Loading...