YPG/PKK nga zonat e banuara kryen sulmet kundër Turqisë

Loading...

 Në pamjet e filmuara nga dronët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” shihet se si pjesëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK nga zonat e banuara kryejnë sulmet e tyre kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet dronëve janë filmuar autorët e sulmeve në Hatay, Reyhanlı dhe Kilis të Turqisë ku deri më sot kanë humbur jetën 7 civilë dhe janë plagosur 113 të tjerë.

Në pamjet që janë filmuar në lagjet periferike të rajonit Cineres në perëndim të Afrinit, shihet një automjet me pajisje të veçantë të llojit top si dhe tre terroristë përreth automjetit të cilët janë me veshje civile. Ndërkohë që në këto momente pranë tre terroristëve afrohet një tjetër automjet me anti-ajror ku pasi qëndron për pak kohë largohet.

Terroritët pasi pozicionojnë automjetin me top duke vendosur në objektiv territoret turke hapin zjarr dhe më pas largohen me shpejtësi nga zona.

Terrroristët të cilët u ndoqën këmba-këmbës nga dronët më pas u kthyen në bazën e organizatës YPG/PKK ku vërehet se në këtë bazë ka edhe terroristë të tjerë.

Ndërkohë një detaj tjetër që tërheq vëmendjen në pamje është se anëtarët e organizatës terroriste kanë djegur goma për të penguar marrjen e pamjeve dhe që dronët të mos kenë mundësinë për të filmuar.

Gjithashtu në këto pamje shihet goditja në shenjë që realizuan Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) ndaj bazës së organizatës ku terroristët ishin fshehur pas sulmit të kryer.

Organizata terroriste YPG/PKK që nga nisja e operacionit “Dega e Ullirit”, nga 21 janari e deri më tani ka kryer 98 sulme me raketa dhe mortaja ndaj vendbanimeve në Hatay dhe Kilis të Turqisë. Si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët 2 sirianë kurse janë plagosur 113 civilë të tjerë.

KohaNews: Shenja

Leave a Reply

x

Check Also

PYD/PKK rekruton terroristë për 100 dollarë në muaj

Loading... Terroristët e PYD/PKK-së të cilët janë ...

Guta Lindore, 6 civilë humbin jetën nga sulmet e regjimit

Loading... Gjashtë civilë, prej të cilëve dy ...

Loading...
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com