Deklarata e fortë e Bashës: Ose zgjidhje e re politike ose Parlamenti do të fshihet nga populli

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar me forcë në Kuvend sot se nuk mund të tolerohet më lidhja e qeverisë me krimin, ashtu siç u provua dhe transmetua së fundi edhe nga Zëri i Amerikës, por të jepet menjëherë zgjidhja: “Ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar.”
Që në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit, është e qartë. Ju nuk e dini se çfarë thoni e bëni sepse ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush janë këtu jo për shkak të votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve tanë politikë, për të cilët bashkë me ndasitë ideologjike për mënyrën se si duhet qeverisur vendi, ndajmë dashurinë për këtë vend, por jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandësh dhe ju kanë sjellë ëktu për t’u shërbyer interesave të tyre.
Ka 5 vjet që PD-ja denoncon këtë dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, ëhstë botuar dhe transmetuar nga mediat më serioze të botës mbrëmë nga Zëri i Amerikës.

Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjesimit të zgjedhjeve, që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu.
Nuk e mbajnë këmbët, nuk e mbajnë nervat, s’ka marrë ilaçet, s’i bëjnë fajde ilaçet, i ka mbaruar pluhuri?! Problem i tij! ne sot nuk mund të pretendojmë që jemi në një seancë normale e po ndjekim procedura normale parlamentare.
Ndaj gjëja e parë që duhet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndrrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëhërë fjalën se s’kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme pse janë këtu është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët e me Shullazët, me Dajtët e me bandën e Lushnjes, me bandën e Vlorës, me Bajrët e Shkodrës. Ndaj, hipokrizia merr fund. Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar sesa mënyra si do të zgjidhet kjo krizë.
Ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar.

Be the first to comment

Leave a Reply