Çudit kompania zvicerane/ Shpall shqiptarët të padëshirueshëm, plasin debatet

Një kompani për shpallje pune në Zvicër ka shkaktuar shumë polemika me një njoftim të publikuar se, asnjë shqiptar, turk, kroat dhe njerëz nga “vendet e ngrohta” të Amerikës Latine, nuk do të pranohen në punë. Megjithatë, personat përgjegjës flasin për një gabim, shkruan “20 min”.

Shqiptarja S. Arifi kishte hyrë në portalin e punës “Jobroom.ch”, për të kërkuar punë. Ajo kishte gjetur një konkurs pune si një punëtor në depo me kërkesa të diskutueshme. “Konsumatori ynë nuk dëshiron kombësitë e mëposhtme: Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe njerëz nga vende të ngrohta si Brazili”.

Qytetarja me banim në Lufingen ZH (31), nuk e ka vërejtur këtë rast, duke u shokuar më pas. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar në jetën time një rast të tillë. Si mund të bësh një reklamë të tillë punë”, ishte shprehur ajo.

E tronditur nga ky rast, ajo ka humbur dëshirën për të lexuar më shumë reklama për punë, dhe ka kërkuar një mendim. Pas gjithë kësaj qëndron, një agjenci e punësimit në Zyrih. Firma më pas është penduar. Sipas firmës, ky ishte një gabim dhe ndihen fajtorë për këtë gjest, duke u kërkuar falje të gjithëve, por veçanërisht për znj. Arifi.

Reklama është ndryshuar menjëherë, duke theksuar se nuk bëjnë dallime dhe është e barabartë për të gjithë qytetarët. “Ne kemi nevojë dhe i vlerësojmë shumë këta njerëz. Një qasje e tillë do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesin tonë”, ka thënë kompania në fjalë./albinfo.ch/