Berisha: Kur Bushi më pyeti kur duhet shpallur Pavarësia e Kosovës, hapën sytë kur thashë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë sot në Kuvend, atë që e quajti “tregti territoresh” me Kosovën dhe akuzoi Edi Ramën dhe “argatët e Beogradit”, që edhe emrin e Merkelit e shqiptojnë sllavisht, “Merkell…”, se bëjnë gjithçka për karriget e tyre. Ish -Kryeministri theksoi me forcë: “E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por… PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës sjell bllokim automatik të integrimit.”

Por, me interes qe kur Berisha tregoi momentin kur Presidenti amerikan Bush e kishte pyetur haptazi se kur mendonte ai, Berisha, se duhej shpallur pavarësia e Kosovës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Zografi i dytë ka marrë përsipër të bëjë tregti territoresh ën Kosovë me argatët e Beogradit në Prishtinë. Lexojeni një intervistë të ministrit gjerman. Është socialdemokrat. Shikoni çfarë thotë dhe çfarë çmimi ka Shqipëria në këtë aferë. E thotë këshilltari i Ramës. “Sepse Merkelli…” e shqiponte sllavisht…. Asgjë nuk e cenon më shumë sigurinë tonë sesa argatët e Beogradët për karrigen e tyre.

E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por… PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës sjell bllokim automatik të integrimit.

Po ju jap një shembull:

Gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri ishte një moment i tillë. Të dy delegacionet. Presidenti më drejtohet, më thotë: Më thuaj, cili është mendimi juaj për Kosovën, si zgjidhje?

Natyrisht, unë mbrojtja me të gjithë argumentet që kisha, pavarësinë.

Aty për aty më kthehet: Qëndrojnë këto që thua ti. Kur mendon ti se duhet shpallur?

Këta që ishin aty hapën sytë. Menduan se unë do t’i thosha “sot ose javën që vjen”.

Jo. I them! Zoti President, meqë ju e keni bërë mendjen dhe shqiptarët do t’ju jenë përgjithmonë mirënjohës, merrni kohën tuaj, se ne nuk duhet të bëhemi mollë sherri midis jush dhe Bashkimit Europian. Ky proces duhet të eci, dihet se kë kemi mik ne, cili është destinacioni ynë. Ky proces duhet të eci me një mirëkuptim. Jo siç bën zotëria me arganët e Beogradit.”

NË SKENË, “PARTIA POPULLORE E HESHTJES”

Ismail Arsllani   Heshtja është nëna e së vërtetës, ka thënë Benjamin Disraeli, një burrështetas anglez nga shekulli i 19-të,...
Read More
NË SKENË, “PARTIA POPULLORE E HESHTJES”

BDI në Tetovë: Konsensualiteti tek shqiptarët ka ardhur gjatë vitit 2001

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, në nivel qendror, z.Izet Mexhiti gjatë fjalimit të tij tha se të gjithë jemi...
Read More
BDI në Tetovë: Konsensualiteti tek shqiptarët ka ardhur gjatë vitit 2001

Ali Ahmeti nga Tetova: Koncepti i konsensualiteti dobiprurës për shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën përmbyllëse për zgjedhjet presidenciale për këtë vit e ka mbajtur në Tetovë, ku kryetari  Ali...
Read More
Ali Ahmeti nga Tetova: Koncepti i konsensualiteti dobiprurës për shqiptarët

Menduh Thaçi: Blerim Reka pret topa “mas gollit”, kurse Ziadin Sela i zgjati jetën politike Ali Ahmetit! (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ekskluzivisht për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, pak çaste para fillimit të heshtjes parazgjedhore presidenciale...
Read More
Menduh Thaçi: Blerim Reka pret topa “mas gollit”, kurse Ziadin Sela i zgjati jetën politike Ali Ahmetit! (VIDEO)

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në takimin e pestë të Rektorëve të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut u mbajt takimi V i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike anëtar i të cilit është edhe...
Read More
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në takimin e pestë të Rektorëve të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Studentët e UT-së mirëpriten nga institucionet arsimore – kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës

Studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, ditë më parë realizuan vizita studimore në disa institucione kulturore dhe arsimore...
Read More
Studentët e UT-së mirëpriten nga institucionet arsimore – kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrja Xhaçka sërish në Pentagon brenda një viti, Shqipëria vlerësohet si aleat model

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga...
Read More
Ministrja Xhaçka sërish në Pentagon brenda një viti, Shqipëria vlerësohet si aleat model

Afër përfundimit autostrada që lidhë Kosovën me Maqedoninë (FOTO)

Autostrada “Arbën Xhaferi” që bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore pothuajse është përfunduar tërësisht. Në disa foto shihen urat e kësaj...
Read More
Afër përfundimit autostrada që lidhë Kosovën me Maqedoninë (FOTO)

Përfqësues nga Partia e Gjelbërt e Austrisë vizitojnë Komunën e Strugës

Sot,në hapësirat e Komunës së Strugës u zhvillua takim mes kryetarit të Komunës së Strugës , shefit të kabinetit dhe...
Read More
Përfqësues nga Partia e Gjelbërt e Austrisë vizitojnë Komunën e Strugës

RDK: Zgjedhjet presidenciale janë beteja e fundit nëmes së vërtetës dhe manipulimit

ë kuadër të kampanjës së përbashkët të koalicionit prej 31 subjekteve politike Bashkë Përpara, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim...
Read More
RDK: Zgjedhjet presidenciale janë beteja e fundit nëmes së vërtetës dhe manipulimit