Tetovë: Një tjetër fëmijë vdiq nga fruthi

Mbrëmë një fëmijë 13 muajsh në Klinikën Pediatrike vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga fruthi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton KohaNews.

Fëmija, i cili është nga rajoni i Tetovës, nuk është vaksinuar më parë.

Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një fëmijë nga Sveti Nikole kishte vdekur dhe më herët beteja me fruthin humbi një fëmijë të moshës gjashtë muajsh./KohaNews