Në maj mblidhen dy qeveritë, kësaj here në Shkodër

Një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin maj, por këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Në nëntorin e vitit që e lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.