Tifozët ofenduan lojtarin serb, shikoni se çfarë gjesti bën shqiptari

Kur gjuha shkon te racizmi, të gjithë bëhen bashkë. Madje edhe një shqiptar edhe një serb që ndajnë urrejtje shekullore midis njëri-tjetrin.

Kështu ka ndodhur edhe në një ndeshje për të rinjtë në kampionatin italian, midis Torinos dhe Fiorentinës.

Në një moment të ndeshjes, tifozët e Torinos, kanë filluar të ofendojnë lojtarin serb Duzhan Vlahovic, duke kënduar në kor “cigan m…”.

Pikërisht në këtë moment, futbollisti shqiptar Erald Lakti, që është edhe kapiteni i Fiorentinës, ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes.

Lakti i është drejtuar arbitrave të ndeshjeve, duke i thënë se takimi nuk mund të luhej më tej në kushte të tilla.

Por arbitrat nuk kanë qenë tëkëtij mendimi dhe kanë lejuar vazhdimin e ndeshjes, ndërsa miqtë do të fitonin me rezultatin 1-2. Dl