Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta: Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi

Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!