Shkon në 14 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik Shkup-Tetovë (VIDEO)

Qeveria shpalli dy ditë zie (14 dhe 15 shkurt) pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë këtë pasdite, ku 14 vetë humbën jetën, njofton TetovaSot.

” Ngushëllime tek të gjitha familjet. Sonte vendi ynë mban zi. 14 dhe 15 shkurt janë ditë zie në të gjithë vendin, tha kryeministri Zoran Zaev pas seancës së jashtëzakonshme të mbajtur sonte nga qeveria.

Arsyet për aksidentin nuk janë përcaktuar deri tani. Hetimi është duke u zhvilluar. Identiteti i viktimave ende është duke u përcaktuar.

Në autobus kishte gjithsej 50 pasagjerë dhe një shofer. Gjendja e shoferit është e qëndrueshme dhe ai është në spitalin “8 Shtatori”, 32 të tjerë po hospitalizohen dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetë./TS