Edhe Gani Geci përfshihet në debatin për Halil Kastratin. Ja çka i thotë Naim Abazit

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është përfshirë në debatin lidhur me atë se a duhet të reklamohet Halil Kastrati me bamirësinë e tij – përmes shoqatës së tij, ose jo.

Geci në një koment që ka bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kastratit ia dhënë mjetet për shkak se i besojnë, ndërsa ka ironizuar me veten e tij duke thënë se atij nuk i besojnë.

“Halil Kastratit ia dhanë parat të tjerët, e mu dhe tjerëve nuk iu beson kush për një turr arra. Prandaj, Halili dinë me i grumbullu dhe më i shpërnda”, ka shkruar Geci.