Familjaret e viktimes se Llaskarces V.H. fajsojn Aziz Polozhanin si fajtorin kryesor per humbjen e saj (DOKUMENT)

Sic meson Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga te afermit e viktimes V.H. flasin se ne aksidentin te Llaskarces e punesuar ne Universitetin “Nene Tereza” ishte detyruar qe te paraqitet ne pune edhe pse nuk ka pasur kurrfar obiligimi te punes.

Informatat tona flasin se V.H. qe ishte punesuar ne univrersitetin Nene Tereza per shkak te dyshimeve per mallverzime dhe taktizime qe kishte bere rektorati i ketij univetsiteti i kishte pamundesuar marrjen e pushimit te lindjes. E ndjera kishte kaluar ne komisionin recenzues i cili kishte dhene mendim pozitiv per punesimin e te njejtes qysh ne muajin Nentor te vitit 2017.

Mirepo sipas informacioneve tona jozyrtare dyshohet se kapricet e rektorit Aziz Polozhani qe mos te pranoj sugjerimin e komisionit recenzues ka vonuar vendimin gjegjesisht nenshkrimin e kontrates se punes per te ndjeren deri ne muajin Mars te vitit 2018 me c’rast e ndjera ka humbur mundesin per marrjen e pushimit te lindjes.

Malltretimi i te ndjeres nuk ka perfunduar me kete, informatat flasin se e ndjera ka qen e detyruar pas lindjes gjate kohes se ligjeratave te vij me femijen e vogel qe ka qendruar poshte ndertesave te universitetit se bashku me nje te aferm te viktimes.

Mirepo ketu nuk perfundon gjithcka, diten tragjike V.H. ka qen e detyruar te udhetoj per ne Shkup vetem qe te paraqitet ne pune edhepse nuk ka pasur kurrfar obiligimi te punes. E ndejra ka qendruar ne objektin e universitetit deri afer ores 16:00 kur ka leshuar objektin e universitetit per te marr rrugen per udhetimin e saj te fundit.

Informacionet tona flasin se rektori nuk ka qen i mireseardhur ne familjen e te ndjeres te cilet fajsojne Aziz Pollozhanin si nje nder fajtoret kryesor per humbjen e bijes se tyre. Gjithashtu thumbime me fjale jane paraqitur edhe ne komentet e rrjeteve sociale nga profesore universitar te se ndjeres qe si duket kan qen te informuar per keto peripeci te viktimes.

Mosprania e rektorit ne varrimin e te ndjeres edhe me shume verteton informacionet lidhur me kete rast.

Te afermit pohojn se me e pakta qe mund te ben rektori eshte doreheqja e tij morale per shkak te ketij rasti.